75 Mall Live Search
17:23 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / k.v

Aksident te “Rrethi i Flamurit”, kamioni godet veturën

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë.

Një kamion e ka goditur një veturë me targa lokale duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar video nga ky aksident, i cili kishte krijuar tollovi në trafik, porse deri më tani nuk është njoftuar për të lënduar.

Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë me aksidentin./IndeksOnline/