75 Mall Live Search
18:43 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / OSH

Personi që u gjet i vdekur tek Liqeni i Radoniqit është një burrë 67-vjeçar

Gjatë ditës së sotme, një person është gjetur pa shenja jete në Liqenin e Radoniqit.

Policia ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një burrë 67-vjeçar me inicialet M.P.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, Nysret Gjurkaj, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Gjakovës.