Në një aksion vullnetar qindra thasë mbeturina largohen nga Liqeni i Badocit

Një grup vullmetarësh ambientalistë, dje kanë ndërmarrë një aksion në pastrimin e mbeturinave në Liqenin e Badovcit.
Qindra thasë me mbeturina të llojllojshme janë mbledhur përreth liqenit të Badocit nga ky grup vullnetarësh.
Njëri nga anëtarët e këtij grupi Muamer Sivrikoz thotë për Indeksonline se kjo është hera e katërt brenda këtij viti që po marrin aksione të tilla në këtë liqen dhe dy të tjera në atë të Batllavës.
Sivrikoz thotë se iniciatore e këtyre aksioneve është Valbonë Mustafa dhe ata iu kanë bashkangjitur.

“Qëllimi i aktiviteteve tona vullnetare të pastrimit, si qytetarë të Kosovës dhe mbi të gjitha si prindër
është të ngritet vetëdija qytetare në raport me natyrën dhe pronën e përbashkët, dhe një formë proteste ndaj institucioneve përgjegjëse për t’i ruajtur ato. Arsye se kemi realizuar 4 aktivitete me radhë në Liqenin e Badovcit, dhe dy aktivitete në atë të Batllavës ku kemi lagruar afër 500 thasë mbeturina, nga më të ndryshmet, është kërkese ndaj institucioneve që të marrin hapa konkret për t’i ruajtur burimet e ujit që pinë, thotë aktivisti Muamer Sivrikoz.






