75 Mall Live Search
20:21 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / Blerim

Maqedonia e Veriut me tjetër rekord negativ, 28 të vdekur dhe 1120 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut në raportin për 24 orët e fundit sa i përket pandemisë COVID 19, ka bëtë të ditur se në tërë vendin  janë kryer plot 2 993 testime të dyshuara për koronavirus dhe prej tyre 1 120 kanë rezultuar pozitiv.

Gjatë kësaj periudhe kohore nga virusi nuk e kanë fituar betejën plot 28 pacientë, ndërsa janë shëruar 916 persona.