Musliu-Shoshi: Ne e kemi vetëm një votë dhe këtë votë e kemi për kandidatin e PDK-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ariana Musliu-Shoshi, e ftuar në emisionin “Debat” në RTV Dukagjini, i ka quajtur të pa pranueshme deklaratat e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, i cili një ditë më herët ka thënë se nuk i ka borxh asgjë ish-partnerëve të koalicionit PDK-së, madje ai i ka quajtur edhe hajnat e Prontos.
Musilu-Shoshi ka thënë se ka qenë e pa pranueshme se si një ish-kryeministër, i ka fyer partnerët e koalicionit, sepse kjo nuk i bënë nderë një lideri të partisë.
“Nëse na cilëson hajna, cili është qëllimi që të qëndronte në koalicion me hajna dhe si mund të kërkohet tashmë votë nga hajnat”, ka thënë Musliu Shoshi.
Kur është pyetur se a do ta votojnë Ramush Haradinajn si president të Kosovës, Musliu Shoshi, ka thënë se këtë e kemi deklaruar edhe si parti , se kandidati i takon PDK-së.
“Ne e kemi vetëm një votë dhe këtë votë e kemi për kandidatin e PDK-së. Brenda partisë kemi shumë persona kredibil për këtë post”, ka thënë ndër të tjera Musliu Shoshi.