Lazio shpëton për pak, Dortmundi fiton edhe në ndeshjen e fundit

Lazio ka barazuar me rezultat 2-2 ndaj Club Brugge në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Golat për Lazion i shënuan Correa në minutën e 12-të dhe Immobile në minutën e 27-të, shkruan Indeksonline.
Dy golat për Club Brugge i shënoi Vormer në minutën e 15-të dhe Vanaken në minutën e 76-të të ndeshjes.
Në ndeshjen tjetër, Dortmundi ka fituar ndaj Zenitit me rezultat 1-2.
Golin për rusët e shënoi Driussi në minutën e 16-të të ndeshjes.
Ndërsa për gjermanët shënuan Piszczek në minutën e 68-të dhe Witsel në minutën e 78-të.
Dortmundi e mbyll fazën e grupeve në vendin e parë me 13 pikë, Lazio në vendin e dytë me 10 pikë, Club Brugge e treta në minutën e tetë dhe Zenit në fund me një pikë. /IndeksOnline/