75 Mall Live Search
22:27 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / Blerim

Prezantuesja për humbjen e nënës: Shyqyr, nuk vuajti asnjë grimë

Prezantuesja televizive, Wendy Williams konfirmoi vdekjen e nënës së saj, duke zbuluar se ajo vdiq në mënyrë paqësore, e rrethuar nga më të dashurit e saj.

“Nëna ime ndërroi jetë shumë, shumë, shumë, shumë javë më parë. E dini se si e humbni ditën dhe kohën? Gjithë çfarë di unë ishte shumë kohë më parë. Ne të pesë, nëna, babai, vëllezërit e motrat e mi, ne të pesë, ajo do të jetë gjithmonë këtu”, shton prezantuesja.

56-vjeçarja shtoi: “Ajo ndërroi jetë në mënyrë paqësore dhe e rrethuar nga dashuria. Ajo nuk vuajti, as edhe një grimë, shyqyr”.