Nuk respekton masën e arrestit shtëpiak, takohet me policët në rrugë!

I dyshuari D.E gjatë ditës së sotme nuk ka respektuar urdhërin e Gjykatës e masës së arrestit shtëpiak, duke dalë në rrugë.
IndeksOnline mëson nga burime te sigurta se njësia policore rreth orës 18:00 kishte vizituar të dyshuarin në lokacionin ku po mbante arrestin shtëpiak por nuk është gjetur aty.
Me të dalë nga shtëpia, policia ka hasur të dyshuarin në rrugë i cili u arrestua.
Të njejtat burime për IndeksOnline kanë bërë të ditur se i dyshuari që theu masën e arrestit shtëpiak nesër do të del paraqitet në seancë para gjyqtares që të shqyrtohet rasti i tij./IndeksOnline/