75 Mall Live Search
23:29 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / C E

Anulohet ndeshja, lojtarët e Basaksehir nuk dalin në fushë

Ndeshja në mes të PSG-së dhe Basaksehir është anuluar pasi lojtarët turq nuk kanë pranuar të rikthehen në fushë.

Ndeshja që po zhvillohej në Paris u ndërpre për shkak të shprehjeve raciste të gjyqtarit të katërt, Sebastian Coltescu.

Lajmin për anulimin e ndeshjes e ka bërë të ditur skuadra turke përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Në ndeshjen e Paris Saint Germain, futbollistët tanë vendosën të mos dilnin në fushë për shkak të racizmit të gjyqtarit të 4-të Sebastian Coltescu kundër ndihmësit të trajnerit tonë Pierre Webo” , ka shkruar Basaksehir.

Për fatin e kësaj ndeshje do të vendoset në UEFA ku do të merret vendim nëse ndeshja të përsëritet ose me ndonjë rezultat zyrtar.

Rezultati i kësaj ndeshje është vetëm për statistika pasi që nuk ndryshon renditjen. /IndeksOnline/