Ronaldo: I gëzuar dhe e vështirë për të luajtur kundër një skuadre si Barcelona

Cristiano Ronaldo ka shënuar dy gola në fitoren 0-3 të Juventusit kundër Barcelonës në Camp Nou.
Portugezi të dy golat i shënoi nga pika e bardhë derisa u rikthye në këtë stadium pasi ka kujtime të ndryshme që kur ishte te Real Madrid.
Pas ndeshjes ai u shpreh i gëzuar për rikthimin në Barcelonë dhe e ka vlerësuar lartë skuadrën kundërshtare.
“Gjithmonë i lumtur për t’u kthyer në Spanjë dhe në Kataloni, gjithmonë e vështirë për të luajtur në Camp Nou kundër një prej skuadrave më të mira me të cilat jam përballur ndonjëherë. Sot ne ishim një ekip i Kampionëve! Një familje e vërtetë, e fortë dhe e bashkuar! Duke luajtur kështu, nuk kemi nga çfarë të kemi frikë deri në fund të sezonit … Le të shkojmë, djema! Le të shkojmë, Juve! Fino Alla Fine!”, ka shkruar Ronaldo. /IndeksOnline/