Policia në aksion, gjobit taksistë ilegal në Podujevë

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve llapjanë gjatë ditës udhëtojnë në kryeqytet. Përveç me autobusë, ata përdorin edhe taksitë për të udhëtuar drejt Prishtinës.
Mirëpo këta taksi që shumica prej tyre janë pa leje, përveç që ushtrojnë këtë veprimtari në mënyrë jo ligjore, shkaktojnë edhe telashe të tjera.
Në rrugën “Zahir Pajazi”, në Podujevë, taksistët i parkojnë veturat në trotuare dhe në rrugë ku e bllokojnë qarkullimin e qytetarëve.
E kjo bëhet edhe më e vështirë kur kemi parasysh se tashmë rruga kryesore në këtë qytet e shndërruar në shesh, është e mbyllur për qarkullim.
IndeksOnline ju sjell pamje derisa policia po gjobiste disa taksistë: