75 Mall Live Search
12:10 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / OSH

Spanja nuk do të dal në fushë në ndeshjet ndaj Kosovës?

Portali i famshëm gjerman i sportit, “Sport1” shkruan se spanjollët nuk do të dalin në fushë ndaj Kosovës.

Shorti i së hënës ka vënë përballë pesë përfaqësuese, ndërsa vetëm njëra nga këto shtete e njeh pavarësinë e Kosovës.

Sipas portalit gjerman, Spanja nuk do të paraqitet në fushë ndaj Kosovës pasi që nuk mund të luajë ndaj një përfaqësuese që s’e njeh shtetin e saj.

Kosova është në Grupin B me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Nëse kjo do të ndodhte, Kosova do të përfitonte ngase mosdalja në fushë do të thoshte 3 pikë në tavolinë për Kosovën./Indeksonline/