75 Mall Live Search
12:36 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / OSH

Nusrete Kumnova mes lotësh para deputetëve: Ndaljani turrin Serbisë, dhimbja na ka qorru sytë

Nusrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e nënave” midis lotësh kritikoi deputet në seancën e veçantë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit dhe Nderimit të Viktimave të Krimeve të Gjenocidit dhe Parandalimit të Krimit.

Kumnova tha se familjet e të pagjeturve jetojnë që dy dekada në ankth, pritje, ethe, pikëllim e shpresë.

Kumnova u bëri thirrje qeveritarëve që t’ia ndalin turrin Serbisë që të mos dalë fitimtare mbi krimet e kryera në Kosovë dhe të ngrenë padi ndaj tyre.

“Dhimbja na ka dobësuar edhe sytë, na ka qorru dhe nuk po shohim. U bënë 21 vjet, duke kërkuar drejtësi për krimet serbe mbi kosovarët”.

“Ndaljani turrin Serbisë që të mos dalë fitimtare me krimet e bëra. Ky regjim serbë vrau dhe zhduku mijëra njerëz për të bartur trupat e tyre në Serbi për të fshehur krimin”.

“Ne nëna të pikëlluara me humbjen e bijve, bijave dhe familjarëve tanë u bashkuam dhe nuk ndaluam asnjëherë në kërkim të zbardhjes së fatit te tyre. Rrallë gjetëm mbështetje nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare për të gjetur më të dashurit tanë”.

“Sot fëmijët tanë do duhej të ishin këtu e jo prindërit. Andaj, nuk do duhej të lejonim Serbinë që të luajnë me trupat e tyre”.

“Kosova është shtet i pavarur dhe duhet të ndërmarrë sa më shpejtë iniciativën për padi ndaj serbëve për krimet e bëra ne Kosovë, mbi dy dekada kemi pritur padinë e juaj mbi serbët. Në vend se të akuzojmë njëri-tjetrin duhet t’i ktheheni vetvetes pasi si deputet duhet të shikoheni në pasqyrën e përvuajtur të qytetarëve dhe të ndërmerrni hapa për çka jeni te thirrur”, tha Kumnova.