Aksident trafiku afër Deçanit, vetura përfundon në hendek
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në rrugën Pejë-Gjakovë, afër Deçanit.
Lexues të IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident ku shihet një veturë e dëmtuar e cila ka dalë jashtë rrugës.
Policia e trafiku ndodhet në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.


