Prishtina shënon dy gola në fund të pjesës së parë

Prishtina ka krijuar epërsi të dyfishtë në minutat e fundit të pjesës së parë.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Ylber Kastrati në minutën e 41-të i cili në tentim për ta larguar topin shënon në portën e tij.
Rezultatin e dyfishoi Leotrim Kryeziu në minutën shtesë të pjesës së parë. Ish-sulmuesi i Luganos devijoi një top të harkuar nga Mankenda. /IndeksOnline/