75 Mall Live Search
14:51 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / C E

Prishtina tregon dhëmbët në Gjilan, merr tri pikë të mëdha

Prishtina ka marrë tri pikë të arta në udhëtim te Gjilani.

Skuadra nga kryeqyteti ka mposhtur Gjilanin me rezultat 0-3 në ndeshjen e xhiros së 17-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Ylber Kastrati shënoi në portën e tij për t’i dhënë epërsinë skuadrës së Prishtinës.

Golin e dytë për Prishtinën e shënoi Leotrim Kryeziu në minutën e fundit të pjesës së parë.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Lilaj që shënoi nga penalltia në minutën e 86-të të ndeshjes.

Me këtë fitore Prishtina është në vendin e tretë në Superligë me 28 pikë derisa Gjilani bie në vendin e pestë me 23 pikë. /IndeksOnline/