Mbulohet nga kanalizimi e mbeturinat një rrugë në Pejë

Raportimet për prishje të rrugëve, për shpërthime kanalizimesh dhe ndotje të tyre janë të shpeshta, raporton IndeksOnline.
Mirëpo këto bëhen edhe më problematike për t’ rregulluar e edhe më të rrezikshme për qytetarët në kohën kur temperaturat po bien.
Në rrugën “Konferenca e Bujanit”, në Pejë, ka shpërthyer kanalizimi dhe rruga është mbuluar tërësisht nga mbeturinat.
Në pamjet më poshtë mund të shihni se si mbeturinat qarkullojnë nëpër rrugë, duke paraqitur kështu rrezik për qytetarët, banorët të kësaj lagje dhe të tjerëve që frekuentojnë atë.