75 Mall Live Search
16:40 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / Blerim

UEFA merr vendim për gjyqtarin që fyu në baza racore, ndihmës trajnerin e skuadrës turke!

Gjyqtari i katër në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Istambul Basaksehir dhe Paris SG, Sebastian Coltescu akuzohet se ka përdorur gjuhë raciste ndaj ndihmës trajnerit të skuadrës turke, Pierre Webo.

Mbrëmë kjo ndeshje që filloi nga ora 21:00, u ndërpre, pasi futbollistët dhe i gjithë stafi i Basaksehirit nuk pranoni që ndeshja të vazhdoi me një gjyqtar që i fyen ata në baza racore, shkruan IndeksOnline

Kështu, sipas rregullit të vendosur nga UEFA për fyrje racore, gjyqtari në fjalë nuk do të mund të ndajë drejtësinë së paku në 10 ndeshje.

Neni i14 i UEFA-së thotë se “çdo person në fushën e lojës, ‘Nenit 3’ që fyen dinjitetin njerëzor të një personi ose grupi personash për çfarëdo arsye, përfshirë ngjyrën e lëkurës, racën, fenë, origjinën etnike, gjininë ose orientimi seksual, pezullohet nga puna për të paktën10 lojë”.

Kujtojmë se kjo ndeshje do të vazhdojë sot me fillim nga ora 18:55.