75 Mall Live Search
16:51 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / Blerim

PDK sfidë VV-së: Sillni nënshkrimet në Kuvend, e rrezojmë Qeverinë

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka thënë se nëse nuk ka marrëveshje për zgjedhjen e presidentit dhe shterohen rrugët institucionale, janë të gatshëm për zgjedhje.

Ai ka bërë të ditur se nëse Lëvizja Vetëvendosje i sjell në Kuvend votat për rrëzimin e Qeverisë, atëherë PDK-ja do ta votojë këtë mocion.

“Si parti e përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ne jemi të gatshëm të diskutojmë me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit. Nëse nuk ka marrëveshje, edhe shterohen rrugët institucionale edhe kushtetuese. Kosova shkon në zgjedhje, e për këtë çështje, PDK-ja është gati”, ka shkruar Bytyçi në rrjetin e tij social Facebook.

Bytyçi ka theksuar se kur VV-ja t’i sjellë 40 nënshkrime në seancë për mocionin e votëbesimit, atëherë PDK-ja do ta votojë rrëzimin Qeverisë duke ofruar 24 vota.