75 Mall Live Search
17:45 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / A. A

Klopp nuk heq dorë nga portieri Kelleher, bën shumë ndryshime në formacion ndaj Midtjylland

Liverpooli sonte luan ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Champions League kundër Midtjylland.

‘Të kuqtë’ e kanë siguruar kualifikimin madje si lider të grupit, por dëshirojnë që ta mbyllin me fitore fazën e parë.

Trajneri Jurgen Klopp vazhdon ti besojë portjerit Kelleher që luan në vend të brazilianit Alisson.

Ndërsa Trent Alexander Arnold është rikthyer nga lëndimi dhe për herë të parë do të jetë kapiten i Liverpoolit.

Këto janë formacionet zyrtare: