75 Mall Live Search
18:39 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / Blerim

Protestuesit çajnë kordonin e policisë, tym e flakë shkatërrohet hyrja e Kryeministrisë

Është përshkallëzuar situata tek Kryeministria, ku aktualisht janë mbledhur protestuesit për vrasjen e Klodian Rashës. Në pamjet që po transmetohen mund të shihet tym e flakë si dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë.

Tymuese, gurë, shishe dhe sende të tjera të forta kanë hedhur protestuesit në drejtim kryeministrisë, ndërsa janë përplasur me policinë me thirrjet “Ju jeni vrasës. Hiqni kapelet”.