Vdes i aksidentuari në Podujevë

Pas një aksidenti të rëndë që kishte ndodhur sot rreth orës 17:00 në Shajkovc të komunës së Podujevës, një person ka ndërruar jetë.
IndeksOnline mëson nga burimet e veta se një person që u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spital ka ndërruar jetë sonte.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura dhe një traktor ku si pasojë janë lënduar 7 persona, ndër ta një i vdekur./IndeksOnline/