75 Mall Live Search
19:59 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / Blerim

26 vjeçari që u ther sonte në Prishtinë, jashtë rrezikut për jetë

IndeksOnline pak më parë ka raportuar ekskluzivisht për një therje me thikë që ndodhi në Prishtinë.

Pas reagimit të shpejtë,  Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë autorin e therjes me thikë që ndodhi saktësisht në orën 18:30.

IndeksOnline ka mësuar se i dyshuari për këtë vepër penale është Azem Korrani, ndërsa viktima është 26 vjeçari, Fatjon Kelmendi.

I lënduari është dërguar në QKUK, ndërsa është jashtë rrezikut për jetë.

“Pacienti në fjalë ka lëndime me mjet të mprehtë (thikë) në gjoks dhe në dorën e djathtë. Fatmirësisht pacienti është në gjendje stabile dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë për IndeksOnline, Dr. Ejup Govori, mjek kujdestar në QKUK./Indeksonline