75 Mall Live Search
20:52 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / Blerim

Atalanta e mposhtë Ajaxin në frymën e fundit e Midtjylland i nxjerrë barazim Liverpoolit

Tashmë kanë përfunduar dy ndeshje e orës 18:55, që u zhvillua në kuadër të rundit të gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Atalanta e fitoi takimi ndaj klubit holandez, Ajax në çastet e fundit, ku me golin e Muriel i vendosi shifrat në 0:1, shkruan IndeksOnline

Por, ky gol i Atalantës u shënua vetëm pasi futbollisti i Ajaxit, Gravenberch u ndëshkua me karton të kuq.

Ndërsa, Liverpooli u befasua nga skuadra modeste e Midtjylland, pasi ky takim u mbyll me barazim në 1:1, ku të parët shënuan mysfirët nga Londra me golin e Mo Salah qysh në minutën e 2’të të takimit.

Por, kundërshtarët nuk u dorëzuan pasi shënuan përmes Scjolz në minutën e 62’të, për të vendosur kështu rezultatin final në 1:1.