14:28 / E Enjte, 05 Tetor 2017 / indeksADMonline

Murray zgjedh formacionin dhe lojtarin e vitit në futboll

Ylli botëror i tenisit, britaniku Andy Murray ka zgjedhur formacionin apo 11-shen më të mirë në botë, ku spikatin emra të mëdhenj të futbollit, teksa ka zgjedhur edhe lojtarin më të mirë të vitit.

Tenisti skocez është një tifoz i zjarrtë i futbollit, duke u rritur si në mbështes i skuadrës së Hibernianit, dhe ky nuk është më një sekret.

Murrayt i është kërkuar nga FIFA që të emërojë formacionin më të mirë të vitit, ndërsa në përzgjedhjen e tij përfshihen tre lojtarë të Juventusit, ndërsa ka zgjedhur Cristiano Ronaldon si lojtarin më të mirë të vitit në botë.

“Lojtari i vitit? Ai duhet të jetë Cristiano Ronaldo, numri një”.

“Ai fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve, dhe shënoi një numër të çmendur golash në të dy garat për të ndihmuar ekipin e tij të arrinte atje”.

Skocezi ka folur për trajnerin më të mirë të vitit, teksa ka zgjedhur atë të Real Madridit, Zinedine Zidane, shkaku i rezultateve të arritura.

“Përsa i përket trajnerit, nuk është e vështirë të zgjedhësh: Zinedine Zidane në Real Madrid: fitues i ligës, fitues i Ligës së Kampionëve dhe gjithashtu klubi favorit për të fituar në këtë sezon”.

“Kjo paraqitje nuk ndodh rastësisht pasi është një menaxher i veçantë që është në gjendje të motivojë lojtarët çdo javë për të mbajtur atë nivel të paraqitjes”, përfundoi tenisti britanik. /Telegrafi/