75 Mall Live Search
22:30 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / Blerim

Përqafimi unik i Justinit për bashkëshorten

Ata janë martuar që disa vite dhe janë duke e jetuar në maksimum dashurinë e tyre.

Kjo të paktën po reflekton nga publikimet që Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij që po i bëjnë në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Këngëtari para pak minutave në Instagram ka hedhur një fotografi ku shihen duke marrë rreze dielli, bashkë me Haileyn.

Forma se si Justin e përqafoi atë ishte unike, pasi dukej sikur e ka kapur për fyti.

Sidoqoftë, nga ndjekësit, Hailey dhe bashkëshorti i saj u shpallën si çifti më i mirë./Indeksonline/