75 Mall Live Search
22:44 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / OSH

Shkatërrimet dhe dëmtimet gjatë protestës, Bashkia e Tiranës në punë për rikthimin e tij si më parë

Pas shkatërrimit të zbukurimeve,shkuljes së gurëve nga bulevardi dhe dëmtimi dhe vënia flakë e pemëve të krishtlindjeve që u bënë gjatë protestave, punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë mobilizuar menjëherë për të pastruar dhe rikthyer sërish qytetin ashtu siç ishte.

Në më shumë se 4 orë protestë disa prej institucioneve më të rëndësishme, duke nisur nga Kryeministria,

Ministria e Brendshme, madje dhe Bashkia e Tiranës u sulmuan me objekte të forta nga protestuesit e dhunshëm, pa kursyer as dritat, pemët dhe zbukurimet për festat e fundvitit, që në këtë vit të vështirë pas tërmetit dhe pandemisë u duk sikur ndezën një dritë shprese në kryeqytet.