Clooney transferohet me urgjencë në spital

Aktori i famshëm botëror, George Clooney. është dërguar me urgjencë në spital.
Vetëm katër ditë para fillimit të punës për filmin e ri “The Midnight Sky”, aktori 59-vjeçar thuhet se ka pasur dhimbje të mëdha barku.
Për këtë, ai është shtrirë në spital. Clooney thuhet se ka humbur 13 kilogramë për shkak të rolit të tij në film.
Mjekët kanë thënë se dieta ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij.
“Mendoj se u përpoqa shumë të dobësohesha shpejt dhe ndoshta nuk u kujdesa mirë për veten time”, ka thënë Clooney./Indeksonline/