Boca Juniors në çerekfinale të Copa Libertadores, fiton falë penalltive

Boca Juniorsi siguroi me vuajtje kualifikimin në çerekfinalet e Copa Libertadores.
Në Bombonera, Boca u mposht në sfidën e kthimit të 1/8-ave nga brazilianët e Internacionalit me rezultatin 0-1 falë një autogoli të Fabras në minutën e 48-të.
Me të njëjtin rezultat Boca kishte fituar në ndeshjen e vajtjes në Porto Alegre dhe për të përcaktuar skuadrën që do të kualifikohej duhet të goditeshin penalltitë.
Nga pika e bardhë e 11-metrave Tevezi me shokë u treguan më të saktë duke triumfuar 5-4 pas 6 goditjeve për secilën skuadër.
Në çerekfinale Boca Juniorsin e pret një derbi argjentinas ndaj Racing Clubit.
U luajt ndërkohë sfida e parë çerekfinale e derbit brazilian midis Gremios dhe Santos që përfundoi në barazim 1-1.
Kaio Jorge kaloi Santosin në epërsi pas 36 minutash lojë, ndërkohë që Souza me një penallti barazoi shifrat në minutën e 12-të shtesë, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit.