E pabesueshme: Rrahmani dhe Hysaj dalin përsëri pozitiv me koronavirus

Napoli ka njoftuar Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani përsëri kanë rezultuar pozitiv për koronavirusin.
Skuadra e Gattusos konfirmoi përmes një deklarate se dy mbrojtësit kishin dalë pozitivë për COVIDIN-19 për herë të dytë.
“Tamponët e kryer dje në mëngjes për anëtarët e grupit të ekipit janë të gjithë negativë ndaj COVID-19, me përjashtim të Amir Rrahmanit dhe Elseid Hysajt, të cilët kanë ripozitivizuar dhe do të izolohen menjëherë në shtëpi, duke pritur testet e reja të shtupave“.
Napoli sonte pret Real Sociedadin në Ligën e Evropës dhe i duhet të paktën një pikë për të qenë i sigurt për një vend në 32 të fundit. /IndeksOnline/