Liburn Aliu – Hotit: Më shumë folët për president se sa për pacientët

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Lëvizës Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka kritikuar Qeverinë për mungesën e oksigjenit në institucionet shëndetësore në vend.
Ai ka thënë se nuk e dinë nëse ka më keq se kaq.
“Në mes të pandemisë pacientët nuk kanë oksigjen. A është ky kulmi, a ka më keq se kaq?”, ka thënë ai.
Aliu, po ashtu ka kritikuar Qeverinë e Hotit edhe për skandalin e vjedhjes në Thasarin e Kosovës.
“Katastrofa që po e shohim është diku tjetër, në ditën kur u rrëzuar Qeveria e Kurtit. Kësaj qeverie iu vodhën kasaforta e Thesari i Shtetit. Në këtë qeveri më shumë folët për presidentin, sesa për pacientë që po humbin jetën”, shtoi ai.