75 Mall Live Search
13:33 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / k.v

Përplasen dy vetura afër “NewBorn-it” në kryeqytet

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, raporton IndeksOnline.

Dy vetura janë përplasur, ku përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, nuk është raportuar për të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur përballë “NewBorn”-it, afër hyrjes së objektit të MPJ-së.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë me rastin./IndeksOnline/