Zyrtarët policorë po vaksionohen kundër gripit sezonal

Në Kosovë javën e kaluar nisi vaksionimi kundër gripit sezonal.
Përmes një njoftimi zyrtar të bërë në Facebook, Policia e Kosovës ka njoftuar që nga dita e martë, po vazhdon vaksinimi kundër gripit për zyrtarët e këtij institucioni.
Ndërsa, vaksinimi do të vazhdojë deri më 22 të këtij muaji.
Ky është njoftimi i plotë:
Vaksinimi kundër gripit sezonal
Drejtoria e shërbimeve shëndetësore e Policisë së Kosovës (PK), që nga 08.12.2020, ka filluar dhe po vazhdon vaksinimin kundër gripit sezonal, për zyrtarët e PK-së. Ky vaksinonim po realizohet bazuar në rekomandimet e IKSHP-së dhe do të realizohet në të gjitha (tetë) drejtoritë rajonale policore. Vaksinimi do të vazhdojë deri, më 22.12.2020.

