75 Mall Live Search
14:40 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / OSH

Dy vëllezërit e vrarë në Maliq ishin me precedentë penal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq. Gjenden të vrarë me armë zjarri dy vëllezër. Policia e Korçës përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se rreth mesditës, në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”, janë gjetur të pajetë, trupat e vëllezërve.

Report Tv mëson se bëhet fjalë për Andrea Olldashin 33-vjeç dhe Martin Olldashin 31 vjeç, banues në Pogradec. Policia thotë se dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit pasi ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së 07.12.2020.

“Në lidhje me këtë ngjarje menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Policisë kriminale të strukturave hetimore në Drejtorinë vendore të policisë- Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor-Korçë.

Forcat operacionale të DVP- Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e policisë- Maliq, janë duke krehur zonën, gjithashtu janë shoqëruar në polici disa persona për t’u marrë në pyetje nëse kanë dijeni apo jo në lidhje me këtë ngjarje. Po ndiqet itinerari i lëvizjeve dhe po kryhen një sërë veprimesh hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje si edhe kapjen e vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.