Batatina: Kishim shumë nevojë për këto tri pikë

Llapi ka mposhtur Arbërinë si mysafir me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së 17-të të ndeshjes.
Trajneri i skuadrës nga Podujeva, Tahir Batatina ka thënë se kanë pasur shumë nevojë për këto pikë dhe se ka qenë një lojë më shumë psikologjike.
“Ka qenë më shumë psikologjike, se sa lojë futbolli… kemi pasur nevojë për pikë ndaj një Arbërie që po luan futboll të mirë, ishte fusha në gjendje të rënduar andaj edhe e morëm atë golin nga ndërprerja, por nuk rrezikuam”, ka thënë trajneri i Llapit pas ndeshjes.
“Mendoj që djemtë treguan karakter të fortë dhe gjithë merita i shkon këtyre djemve, gjithmonë kam thënë që Llapi ka cilësi dhe kualitet, skuadra është komponuar dhe tashmë kemi edhe rezultate”.
“Plani i parë sot ka qenë të marrim tre pikë dhe jo të luajmë futboll të bukur”.
“Mendoj që Feronikeli ka skuadër të mirë dhe po luan mirë, ata kanë djem kampion, por ne do i qasemi lojës me seriozitetin maksimal dhe do kërkojmë të marrim pikë”, përfundoi Batatina.
Llapi ende qëndron në vendin e parafundit por tani është afruar shumë më vendin e tetë në tabelë. /IndeksOnline/