75 Mall Live Search
16:07 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / OSH

Vdes punëtori i ndërtimtarisë gjersa punonte në projektin “Bashkimi i Qytetit”

Një punëtor i projektit infrastrukturor “Bashkimi i qytetit” ka ndërruar jetë sot, pas lëndimeve të rënda që mori në punë.

Lajmin e ka konfirmuar nga Komuna e Ferizajt, shkruan IndeksOnline.

Pasditen e sotme, një ngjarje tragjike ndodhi në njërin nga segmentet e punës në projektin infrastrukturor “Bashkimi i qytetit”, me ç’rast njëri nga punonjësit e kompanisë  kontraktuese mori lëndime të rënda që gjatë përcjelljes pë në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt,  ndërroi jetë.

Me këtë rast, kryetari i Komunës, Agim Aliu dhe drejtorët e drejtorive komunale i shprehin ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit.