75 Mall Live Search
18:25 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / Blerim

Me fashë në kokë, futbollisti i Trepçës’89 tregon gjendjen shëndetësore: Me ndihmën e Allahut do ta kaloj!

Futbollisti i Trepçës’89, Ervin Kacar sot në ndeshjen ndaj Ballkanit që u zhvillua në kuadër të xhiros së 17’të në Superligë, pësoi një lëndim të rëndë në kokë.

Kacar, u lëndua në një duel me sulmuesin e Ballkanit, Mevlan Zekën, ku i’u deshtë ndihma mjekësor menjëherë, shkruan IndeksOnline

Mbrojtësi, me prejardhje nga Pazari i Ri, u detyrua të largohet nga fusha e lojës, për t’u nisur drejtë spitalit të Suharekës për trajtim të me tutjeshëm.

E pikërisht për këtë rast, IndeksOnline ka biseduar me mbrojtësin, Kacar për të parë se si është gjendja e tij shëndetësore.

Futbollisti thotë se tani është më mirë krahasuar në kohën që u lëndua dhe beson në shërim të shpejtë.

“Tani jam më mirë, ishte një goditje e fortë, por kisha fat, kam një të çarë të madhe në këtë vend, por shpresoj që me ndihmën e Allahut ta kaloj”, tha Kacar për Sportin në IndeksOnline.