Ministria e Shëndetësisë: Në protestën e sotme 7 të lënduar, mes tyre 5 policë dhe dy qytetarë

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në protestën që është zhvilluar sot kundër vrasjes së Klodian Rashës, nga efektivi i policisë, mëngjesin e së hënës. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë ku njofton se të plagosurit aktualisht po marrin shërbim në spitalin e Traumës. Nga të plagosurit janë 5 policë dhe dy protestues. mësohet se njëri prej punonjësve të policisë është ka marrë dëmtime serioze në trup.
Njëri prej punonjësve të rendit është me dëmtime më serioze dhe pas ekzaminimeve të kryera, rezulton me frakturë të kërcirit. Ndërsa gjatë protestës të zhvilluar ditën e djeshme, kanë marrë shërbim në spitale 16 punojnës të policisë dhe dy protestues, ku njëri prej punonjësve të rendit ka patur dëmtime serioze të syrit, me prognozë mjaft të rëndë. Urgjenca mjekësore dhe spitalet vijojnë në gatishmëri.