Aksident në këtë fshat të Istogut, ka të lënduar
 
				Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjesin e së premtes në Komunën e Istogut, saktësisht në fshatin Tomoc.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit dyshohet se disa persona kanë marrë lëndime trupore.

Në fotografi shihet se  dy vetura janë përplasur mes vete, e momentalisht në vendin ku ka ndodhur aksidenti është bllokuar rruga.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur Policia e Kosovës./IndeksOnline/




 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                