75 Mall Live Search
08:56 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / OSH

Ndodhë në Deçan, klienti i parë në mëngjes nuk është një person, është një furgon!

Një aksident i çuditshëm ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Carrabrag të Deçanit.

Në një market që është afër shkollës në këtë fshat, klienti i parë ka qenë një furgon.

Drejtuesi i furgonit ka humbur drejtimin nga mospërshtatja e shpejtësisë duke u futur në dyqan.

Për fat të mirë, aksidenti ka pasoj vetëm materiale dhe jo njerëzore./Indeksonline/