Pengon dhe rrah policin në Fushë Kosovë, arrestohet

Në mëngjesin e së enjtes, zyrtarët policorë janë penguar në Fushë-Kosovë, derisa po kryenin detyrën e tyre, transemton IndeksOnline
Në orën 9 të mëngjesit, një person nuk u është bindur urdhrave të policëve, duke penguar kështu në kryerjen e detyrës dhe duke sulmuar fizikisht njërin zyrtar. Polici ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit nga prokurori qytetari që sulmoi policin është dërguar në mbajtje.