Bie avioni luftarak amerikan, vdes piloti

Një avion luftarak amerikan është rrëzuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar vdekjen e pilotit.
Bëhet fjalë për një mjet F-16 “Falcon”, i cili i përkiste ushtrisë së shtetit të Uiskonsin, ndërsa ishte nisur nga baza ushtarake në Madison. Avioni, një nga mburrjet e aviacionit ushtarak amerikan, për shkaqe ende të papërcaktuara u rrëzua në malet shtetit Miçigan, gjatë një operacioni stërvitor.
Edhe pse operacionet e shpëtimit iu drejtuan menjëherë zonës së aksidentit, piloti, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk mundi të mbijetonte.