75 Mall Live Search
13:11 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / A. A

Mourinho zgjedhet trajneri më i mirë i muajit nëntor

Tottenhami e mbylli tërë muajin nëntor pa humbje dhe si lider në Premier League, si rezultat i kësaj trajneri Jose Mourinho është shpërblyer me çmimin e trajnerit më të mirë të muajit.

Gjatë nëntorit, Tottenhami fitoi 3 nga 4 ndeshje e zhvilluara duke përfshirë këtu edhe triumfin ndaj Manchester Cityt, shkruan Indeksonline.

Frank Lampard, Ole Gunnar Solskjaer dhe David Moyes ishin kandidatët tjerë për këtë çmim.

/Indeksonline/