Ministri Zemaj: Këto masa patjetër duhet të vazhdojnë, spitalet janë mbingarkuar

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë me dije se në dy javët e fundit kemi stagnim të rritjes së virusit si pasojë e masave të ndërmarra.
Ministri Zemaj tha se masat e marra për Covid-19 duhet të vazhdojnë me një intensistet të shtuar.
“Këto masa patjetër duhet të vazhdojnë me një intensitet të shtuar për të pasur efekt në numrin e lakores së të infektuarve dhe të vdekjeve. Në zonën e kuqe kemi ndryshime, tani jamë vetëm 16 komuna, në të verdhen 9, zonën e gjelbërtë kanë kaluar 13 komuna. Ftojë qytetarët të jenë të kujdesshëm, secili qytetarët e ka obligim të zbatojë këto masa në interes të ruajtjes të shëndetit. Spitalet janë mbingarkuar, andaj të tregohemi të kujdesshëm”, ka thënë ai.
Instituti Kombëtar I Shëndetit Publik, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 13 persona nga COVID-19, ndërsa kanë rezultuar 590 raste të reja me virus./IndeksOnline/