75 Mall Live Search
16:16 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / A. M.

Vdes në moshën 48 vjeçare nga COVID-19 punëtori i Gjykatës në Kamenicë

Gjykata Themelore në Gjilan,  ka njoftuar se është ndarë nga jeta punëtori i sigurimit të kësaj gjykate – dega në Kamenicë,  Avdush  Basha, në moshën 48 vjeçare pasi ishte i prekur me virusin COVID-19.

Kryetari i gjykatës, Ramiz Azizi, mbikëqyrësi i Degës në Kamenicë Sadri Krasniqi dhe stafi i gjykatës, kanë shprehur ngushëllime familjes Basha, shokëve, kolegëve, miqve e farefisit.

Kjo gjykatë njofton se Basha ka qenë i angazhuar në pozitën e punëtorit të sigurimit të gjykatës nga viti 2001.