75 Mall Live Search
18:31 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / A. M.

Bregu: Punësoni gra, promovoni gra dhe investoni tek gratë – kjo është e ardhmja jonë

Ajo që ne po publikojmë sot është një platformë e cila do të na lejojë të gjithëve të bëjmë strategji se si të kontribuojmë më së miri në ëlirimin e potencialit të fuqisë së grave në rajon. Arsyet janë të dukshme. Para pandemisë, pothuajse dy të tretat e gratë në moshë pune në Ballkanin Perëndimor ishin ose të papuna ose jashtë forcës së fuqisë punëtore. ëlirimi i potencialit të gjysmës së popullsisë nuk është vetëm një detyrim moral, por edhe një domosdoshmëri ekonomike dhe ështje sigurie. Pra, punësoni gra, promovoni gra dhe investoni tek gratë – kjo është e ardhmja jonë dhe e vetmja e ardhme që na pret”,tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), në hapjen e prezantimit të nismës së përbashkët të RCC dhe UNDP, “Fuqizimi Ekonomik i Grave: Fushat për veprime të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor”.

“Ballkani Perëndimor nuk është një rajon i pasur, prandaj ne kemi nevojë për kontributin e të gjithëve për të ngritur ekonomitë tona. Sot më shumë se kurrë rajoni ynë ka nevojë për burra dhe gra të aftë për të siguruar dritën dhe shpresën. Unë besoj se shoqëritë tona bëhen më të mira nëse burrat dhe gratë bashkëpunojnë në mënyrë të barabartë për të mirën e përbashkët. Fuqizimi i grave nga ana ekonomike nuk është një lojë ku fitojnë vetëm gratë dhe nga ku burrat dalin humbës. Nuk është një lojë ku pikët që humbasin burrat, i kalojnë grave. Jo, ajo fuqizon gjithë shoqëritë”, përfundoi Bregu.

Një iniciativë e re, e përbashkët, e RCC dhe UNDP po merr përsipër fuqizimin ekonomik të grave në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nisma ka vendosur pesë përparësi kryesore: përshpejtimin e rritjes së numrit të grave sipërmarrëse, zvogëlimin e hendeqeve gjinore në digjitalizim dhe STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë), identifikimin dhe rregullimin e punës së papaguar dhe investimin në ekonominë e përkujdesit, promovimin e grave udhëheqëse dhe krijimin e aksesit të tyre për punë të denja si dhe transformimin e sektorëve publik dhe privat përsa i takon barazisë gjinore.

“Kjo nismë përfshin fusha kyëe- të ashtuquajturat ‘nxitës të ndryshimit’. Paraqet një vizion strategjik dhe përcakton veprimet për të forcuar kapitalin njerëzor të grave, pjesëmarrja dhe lidershipi i të cilave në politikë dhe ekonomi janë thelbësore për zhvillimin gjithëpërfshirës socio-ekonomik”, tha Mirjana Spoljaric Egger, Ndihmës-Administratore e UNDP-së, Drejtore Rajonale për Evropën dhe Bashkësinë e Kombeve të Pavarura.

Clive Rumbold, Ekspert i Lartë për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Evropian të Punëve të Jashtme, e mirëpriti ngrohtësisht iniciativën dhe theksoi se ështja e fuqizimit ekonomik të grave në rajon shkon njësh me thelbin e anëtarësimit në BE. Ai shtoi se pjesëmarrja e kufizuar e grave në ekonominë e rajonit është gjithashtu një pengesë afatgjatë për rritjen ekonomike dhe është e nevojshme të ndryshojë, veëanërisht si pjesë e planit të rimëkëmbjes ndaj COVID-19, duke theksuar rëndësinë e Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal, të miratuar së fundmi, i cili synon të maksimizojë kapacitetet duke thyer barrierat për tregtinë dhe rritjen ekonomike.

Marta Garcia Fidalgo, Koordinatore e Barazisë dhe Koordinatore e Politikës për Romët e Komisionit Evropian, (DG NEAR) tha se qasja e kësaj nisme është fitimtare, pasi vetëm duke punuar së bashku në një mënyrë të koordinuar do jemi në gjendje të arrijmë një progres real në terren.

Nga 40% e grave të punësuara në Ballkanin Perëndimor, më shumë se 23% qëndrojnë në punë të pasigurta. Vetëm 27.5% e pronarëve të bizneseve të Ballkanit Perëndimor janë gra dhe vetëm 14.2% e menaxherëve të nivelit të lartë janë gra. Për shkak të stereotipave gjinorë dhe hendeqeve në pagë, përqindja e grave në profesionet STEM është vetëm 14%. Qëllimi i kësaj iniciative të përbashkët është të nxitë reforma për ndryshime afatgjata dhe sistematike në Ballkanin Perëndimor, duke nxitur bashkëpunimin rajonal dhe partneritetet në mënyrë që të mbështesë fuqizimin ekonomik të grave.

Kjo iniciativë zuri fill me “WE Campaign”, marsin e kaluar, ku “WE”(BP) u bë bashkë për gratë që po përballen me luftëra sociale, por janë pionieret e rikrijimit të marrëdhënieve të qëndrueshme përmes zhvillimit ekonomik. Pavarësisht progresit në promovimin e barazisë gjinore në tregun e punës, rajoni po humbet në potencialin e tij të kapitalit njerëzor. Kjo është arsyeja pse RCC ka ndërmarrë nismën për të përmirësuar situatën, për të fuqizuar gratë në rajon dhe për t’i bërë idetë dhe bizneset e tyre një kategori konkurruese në treg. Përmes fushatës u prezantuan gra të forta dhe të arrira, dhe tani “WE” do të vazhdojë kudo në rajon.