75 Mall Live Search
20:09 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / Blerim

Syla: Shkatërruesit e lumenjve subvencionohen nga shteti, Haki Abazit s’i ndihet zani

Analisti i mirënjohur politik, Valon Syla, ka denoncuar qasjen selektive të Haki Abazit – ish zv.kryeministër në Qeverinë Kurti, dhe Jeta Xharrës – një person i fuqishëm në mediat tona.

Ai ka përmendur subvencionimin që i ka bërë Qeveria Hoti 19 kompanive që merren me nxjerrjen e lëndës së zhavorrit nga lumenjtë e Kosovës – një dukuri kjo që ka shëmtuar dhe dëmtuar rëndë ambientin për vite me radhë.

Syla denoncon heshtjen e Haki Abazit dhe Jeta Xharrës për çështjen – duke i përmendur kundërshtimet që kanë pasur për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re dhe së fundi për hidrocentralet.

Edhe gjatë ditës së djeshme Syla denoncoi këtë qasje duke përmendur argumentin se Kosova ka rezerva të mëdha nëntokësore të thëngjillit, ndërkohë që importuesi kryesor i energjisë mbetet pikërisht armiku më i madh i shtetësisë së Kosovës, Serbia.

Statusi i plotë dhe i paedituar:

“Qeveria e Kosovës me ligjin për rimëkëmbje ekonomike, i paska subvencionu edhe 19 kompani që merren me nxjerrjen e zhavorrit nga lumejtë, që janë shkatërruesit më të mëdhej të lumenjve dhe ambientit… këtë e paska shty Gaz Abrashi i AAK’së…

Por mediat e Haki Abazit dhe Jeta Xharrës, që merren me mbrojtje të ambientit, nuk i sulmojnë këta zhavorristat, por vetëm termocentralet dhe hidrocentralet se fokusin e kanë vetëm në energjetjkë, dhe jo esencialisht të mbrojtja e ambientit. Kjo vlenë edhe për disa OJQ që merren me këto punë.