75 Mall Live Search
20:25 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / OSH

Rama viziton policin që rrezikon të humbë syrin, do t’a dërgojë në një spital të specializuar në Turqi

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një vizitë në spital në QSUT tek efektivi i policisë, Fadil Allaraj, i cili mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së dy ditëve me parë, e organizuar pas vrasjes së Klodian Rashës.

Rama shkon tek polici

Rama: Si ndihesh?

Polici: Më mirë

Rama: Më e keqja kaloi tani. Ne jemi vëmë në kontakt me autoritetet në Turqi, për të çuar në spitalin e specializuar të ushtarakëve.

Mjekja: Është një transplant i kornesë. Duhet dhe ajo.

Rama: Doktoreshë, kush nuk ka ardhur në duart tuaja dhe profesorëve të tjerë bëhen mirë. Shumica nuk e dinë se çfarë flasin. Unë e di se ju jeni tjetër gjë nga ajo që flasin të gjerët pa lidhje. E dimë se ndërhyrja e dytë mund të bëhet këtu. Por për merak maksimal. Edhe për merakun e prindërve, dhe psikologjinë e Fadilit, duhet ta çojmë atje. Ndaj do të çojmë atë. Këto janë kostot e pamerituar të paparashikueshme, në kushte kur papritur e pa kujtuar i bën tjetrit atë që s’do të donte t’ja bëje në kushte normale. Kjo është e vërteta.