75 Mall Live Search
11:00 / E Shtunë, 12 Dhjetor 2020 / Blerim

Sonte Real Madridi e pret në shtëpi Atletico Madridin

Sonte me fillim nga ora 21:00, do të zhvillohet takimi ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit, duel ky që zhvillohet në kuadër të xhiros së 13’të në La Liga.

Të dyja skuadrat sonte luftojnë për tri pikë të plota me Reali që këtë ndeshjen e luan si vendas në ‘Bernabeo’, shkruan IndeksOnline

Por, nëse shikojmë për nga rënditja në tabelë, Atletico zë vendin e parë me 26 pikë e Reali të katërtin me 20.

Kështu, Simeone sonte do të mundohet që me çdo kusht ta fitojë këtë takim dhe të vazhdojë rrugën drejtë titullit.