75 Mall Live Search
14:56 / E Shtunë, 12 Dhjetor 2020 / OSH

Ambasadori Zemaj: Influenca ruse në rajon është rritur dukshëm, për këtë rritja e ShBA-ve dhe NATO-s është e rëndësishme

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Astrit Zemaj  sot ka thënë se influenca ruse në rajon është rritur dukshëm, prandaj duhet të rritet prezenca e ShBA-ve dhe NATO-s.

Këto fjalë i ka thënë në Samitin e Ballkanit Perëndimor, transmeton Indeksonline.

Zemaj ishte në cilësinë e panelistit në temën “”Forcimi i Angazhimit Transatlantik në Ballkanin Perëndimor”.

Postimi i plotë i Astrit Zemajt:

“NJË DITË, SË SHPEJTI. KOSOVA DUHËT TË JETË PJESË E NATO-s. KJO ËSHTË NJË NGA QËLLIMET TONA. INFLUENCA RUSE NË RAJON ËSHTË RRITUR DUKSHËM. PËR KËTË EDHE RRITJA E PREZENCËS SË SHBA-ve DHE E NATO-s NË RAJON ËSHTË JASHTËZAKONISHT E RËNDËSISHME”(Astrit Zemaj, 12.12.2020).

Sot nën organizimin e “New Direction-Fondacioni për Reformë në Evropë” në Sofie të Bullgarisë, po zhvillon punimet SAMITI I BALLKANIT PERËNDIMOR, i drejtuar nga zv.Presidenti i Fondacionit, Eurodeputetit i Parlamentit Evropian, Angel Dzhambazki( MEP). Kisha nderin që në cilësinë e panelistit në Panelin e Parë me temën: “Forcimi i Angazhimit Transatlantik në Ballkanin Perëndimor”, të flas për të arriturat e Republikës së Kosovës, nevojën e integrimit sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin, Evropian, për paqën dhe sigurinë në ketë pjesë të Evropës, rolin e akterëve tjerë( Rusia dhe Kina), zhgënjimin tonë rreth liberalizimit të vizave, si dhe shumë tema tjera më rëndesi jo vetëm për Kosovën dhe Ballkanin Përëndimor.

Ishte poshtu rast i volitshëm që krahas eurodeputeteve panelistë, Agel Dzhambazki dhe Charlie Weimers, në emër të institicioneve të vendit tonë, të falenderoj edhe njëherë shtetin e Bullgarisë dhe Ministren e Punëve të Jashtme, e cila poashtu ju drejtua kësaj konference, znj. Ekaterina Zaharieva për mbeshtetjën e saj të parezervë për vendin tonë dhe për proceset e integrimit evropian të Republikës së Kosovës. Së bashku edhe me panelistët tjerë: Jan Surotchak; Drejtor, Strategjia Transatlantike Instituti Republikan Ndërkombëtar (SH.B.A.); Jacqueline Dow, Divizioni i Çështjeve Politike dhe të Sigurisë së Partneritetit Perëndimor, Çështjet Politike në NATO; dhe Charlie Weimers; Eurodeputet, nga radhët e Demokratëve Suedez (ECR-SE), në pajtueshmëri të plotë kemi potencuar rëndësinë e integrimeve euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor si dhe rëndesinë e rajonit tonë për paqën, sigurinë dhe stabilitetin në Evropë.